I shpërtheu bombola e gazit, gruaja në Korçë hidhet nga ballkoni për t’u shpëtuar flakëve!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës ditën e sotme.

Bëhet e ditur se një bombol gazi ka shpërthyer brenda ambienteve të një apartamenti.

Në momentin që ka ndodhur shpërthimi, në banesë ndodhej një grua e cila ka marrë djegie të rënda në trup dhe në fytyrë.

Situata është rënduar pasi, duke mos pasur mundësi të dilte jashtë, për t’u shpëtuar flakëve gruaja rreth të pesëdhjetave është hedhur nga ballkoni.

Nga spitali bëjnë të ditur se e lënduara ndodhet ne gjendje kritike per jeten.

Lajme të tjera |  'Opozita e ka humbur kredibilitetin', Açka në Report TV: Protesta për Zvërnecin është ‘shuplakë’ për Berishën dhe PD-në

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us