Igli Tare sinjale Milanit, ish-futbollisti i Shqipërisë i pranishëm në “Olimpico”

Prej kohësh, Milani është në kërkim të një drejtori të ri sportiv. Një prej emrave më të përmendur nga mediat italiane gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë Igli Tare, i cili aktualisht është i papunë.

Zërat janë shtuar edhe më shumë pas mbrëmjes së djeshme, pasi ish-futbollisti i Shqipërisë ka qenë i pranishëm në “Olimpico”. “Jam këtu vetëm për të parë ndeshjen”, i është shprehur Tare gazetarëve italianë.

Megjithatë, shqiptari është një nga kandidatët më të mëdhenj për t’u bërë drejtori sportiv i Milanit. Më parë, Igli Tare ka qenë në rolin e drejtorit sportiv te Lazio për 15 vite.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Pjesë e dështimit në finalet e titullit, Vllaznia merr vendimin e PAPRITUR për trajnerin shkodran

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us