“Ika në Arabi sepse doja ta lija Realin në majë”, Benzema zbulon bisedën me Perezin: Vini dhe Rodrigo janë gati

Karim Benzema ka folur për largimin e tij nga Reali i Madridit. Sulmuesi francez është shprehur se dëshironte ta linte Realin në majë, siç edhe bëri.

Benzema ka thënë se Perezi ishte personi i parë me të cilin foli për largimin.

“Vendimi im për të shkuar në Arabinë Saudite ishte gjithashtu për arsyen se doja ta lija Realin e Madridit në majë.

Gjithashtu nuk doja të luaja kurrë më në jetën time. kundër Realit të Madridit. Florentino Perezi ishte person i parë që telefonova kur vendosa të largohesha nga Reali i Madidi.

Ai nuk e kuptoi shumë mirë(largimin)… I thashë që yjet e rinj, Viniciusi dhe Rodrigua ishin gati”, ka thënë Karim Benzema.

Lajme të tjera |  “Bëmë një ndeshje të mirë, por Izraeli di si të bëjë presing”, Maran mesazh tifozëve shqiptarë: Janë shumë mikpritës, më vjen keq që s’ua pagova me fitore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us