Presidenti i PL-së, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe dy të akuzuarit e tjerë do të dalin nesër (23 Tetor) para togave të zeza.
Seanca për marrjen në pyetje dhe komunikimin e masave të sigurisë ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Piro Xhixhos dhe Ema Çokut, do të zhvillohet në orën 09:30.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.
2. Bazuar në nenin 248 pika 1 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 23.10.2024 ora 09:30. Tiranë, më datë 22.10.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.





