Iliria nuk gjenë qetësi, Bledar Devolli jep dorëheqjen

Bledar Devolli nuk është më trajner i Ilirisë. Ish-timonieri i Kukësit ka dhënë dorëheqjen nga skuadra e Kategorisë së Dytë.

Ngjarjet e fundit të ndodhur me presidentin e klubit, Nazmi Selmani dhe kërcënimet që kanë bërë ndaj Armand Dukës kanë bërë që Devolli të mbyllë bashkëpunimin me krutanët. Për kreun e klubit dhe të afërmin e tij, Petrit Selmani Gjykata e Durrësit ka vendisur “Arrest me burg”, ndërsa pë futbollistët Brajan dhe Santiago Selmani është dhënë masa “detyrim paraqitje”.

Tashmë skuadra nga Fushë – Kruja është në kërkim të një timonieri të ri. Skuadra zhvillon stërvitje në stadiumin “Redi Maloku” dhe mbetet të presin ditët e ardshme për të mësuar se kush do të zëvendësojë Devollin te Iliria.

Lajme të tjera |  Benfica "zyrtarizon" Mourinhon te Real Madrid, ja sa do të përfitojnë nënkampionët nga prishja e kontratës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us