Protesta në bulevard, e cila vijon prej 26 ditësh, sipas analistit Arben Meçe, po drejtohet kryesisht nga fraksione politike që ndodhen në opozitë.
Ai u shpreh se mes protestuesve ka qytetarë që kanë dalë për të shprehur shqetësimet reale dhe problemet me të cilat ato përballen, por theksoi se pjesa më e madhe e pjesëmarrësve janë të orientuar dhe të organizuar politikisht.
“Një kategori në protestë mbart me vërtetë problemet e qeverisë, por s’janë shumicë. Fraksionet politike sot po drejtojnë protestën”, tha ai.
Të enjten, Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari firmosi vendimin dhe shpalli person të padëshirueshëm në Shqipëri një grua nga Kosova, Ikballe Huduti, e cila sipas tij, përben kërcenim për sigurinë tonë Kombëtare.
Analisti i ftuar në “News Line” u shpreh se kjo lëvizje dëshmoi se institucionet tona ligjzbatuese po kryejnë detyrën që u takon pasi në protestë ka individë, të cilët mbrojnë interesa që janë armiqësore me Shqipërinë.
Ai theksoi se institucionet duhet të monitorojnë edhe disa mediat, që për Meçen u japin hapësirë peronave që nuk mbrojnë interesin kombëtare,
“Ajo që po ndodh tani, do të thotë e shteti ynë nuk ka qenë shumë indiferent saç ne e kemi menduar. Nëse dje, u ekspozua një element, dhe kur futesh në botën e thash e themit dhe themi hajde se kjo është një grua. Jo, ajo përfaqëson një institucion, i cili çdo ditë e më tepër po vërtetohen.
Të gjitha shërbimet tona të sigurisë. Shërbimet tona kombëtare duhet të vendosin nën vëzhgim në kuptim e sigurisë kombëtare, disa media, disa emisione, të cilët janë bërë zëvendës të shteteve armike tona, kur them tona, nuk nënkuptoj vetëm Shqipërinë, ne jemi pjesë e NATO. Ne sot kemi bashkëpunim të ngushtë me shërbimet amerikane dhe me shërbimet e europiane dhe të NATO”, tha ai.
Ai komentoi dhe një emër tjetër që u shfaq në protestë si Dritan Goxhaj, i cili sipas Meçes, ka manifestuar qëndrime kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe po ashtu ka mbështetur veprimet e regjimit iranian.
Meçe shkon më tej teksa shton se Goxhaj është zëri zyrtar i propagandës ruse dhe iraniane në Shqipërinë.
“Janë dy televizione, që e kishin portën e hapur për këtë individ. Ai ka mbajtur qëndrim, ku partnerin tonë strategjik SHBA e ka paraqitur si kasap. Izraelin dhe pjesën tjetër e ka shpallur armiq. Ai ishte zëri iranian.
Personi Dritan Goxhaj, i cili është identifikuar si antiamerikan më i madh dhe si propagandues i politikës iraniane dhe ruse në Shqipëri. Ai është drejtues turme. Ai është personi, që është penalizuar nga Policia, sepse është në drejtim”, tha ai.
Ai theksoi se në çdo proteste, qeveria duhet të jetë e gatshme të ulet me qytetarin dhe të dëgjojë hallin e tyre, por jo me atë që drejtohen politikisht. Analisti mbron idenë se pas protestës qëndron kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dy aleatë e tij të ngushtë. Sipas tij, kërkesat e protestuesve për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme nuk do të arrihen kurrë, sepse kjo thirrje e tyre nuk ka baza dhe as instrumente ligjore për t’u realizuar.
“Çdo lëvizje, çdo protestë që bëhet, në të gjitha raste është pozitive, sepse qytetari nuk revoltohet kot, ai revoltohet se ka një problem. Çdo protestë ka një problem në vetvete dhe qeveria nuk duhet të qëndrojë indiferente për asgjë dhe duhet të jetë prezent.
Kush janë drejtuesit? Në ditën e 27-të nuk dimë kush e organizon dhe kush e financon, përveç Rama ik, unë nuk e di se cili është qëllimi kryesor i saj. Parashikimi im i parë për protestën, në momentin e parë që të shoh se kush janë organizatorët do jem më deciziv.
Nuk jam pro protestës. Tashmë kjo protestës e humbi orientimin e saj drejt Zvërnecit, u harruan flamingot dhe tashmë është krejtësisht politike. Protestën e drejton Sali Berisha dhe dy aleatët e tij të ngushtë, të cilët janë në të njëjtin bllok. Qeveria teknike dhe zgjedhje të parakohshëm nuk kanë për ta realizuar, sepse kjo nuk ka instrumente dhe nuk ekziston mundësia ligjore për at bërë”, tha ai”, tha ai.





