Para disa minutash në rrjetet sociale, klub i i Besëlidhjes ka zyrtarizuar afrimin e qendërmbrojtësit Ardit Topallaj, i cili vjen pas eksperiencës me Trepçën në Kosovë.
26-vjeçari i ka hedhur hapat e parë te moshat e Ingolstadt në Gjermani, por më pas jo gjithçka shkoi sipas prithshmërive. Vlen të përmendet transferimi në Turqi te Hatayspor, ndërsa vetëm në merkaton e dimrit të këtij viti, iu bashkua Trepçës.
Për ekipin e Besëlidhjes së Lezhës, eksperienca e Ardit Topallaj në prapavijë pritet të jap kontribut të rëndësishëm për të arritur objektivin madhor në edicionin 2026-2027, ngjitjen në Superiore.





