Non-grata në Shqipëri/ Ikballe Huduti zbulon të vërtetën e fotos me Ahmadinexhad

Ikballe Huduti u shpall non-grata për 15 vjet në Shqipëri.

Sipas burimeve zyrtare, vendimi është marrë pas vlerësimeve të institucioneve përgjegjëse, të cilat kanë konstatuar se aktiviteti i saj mund të cenojë sigurinë kombëtare, rendin publik dhe stabilitetin e vendit.

Urdhri është përcjellë për zbatim te Policia e Shtetit dhe autoritetet e kufirit dhe migracionit.

Ajo foli për herë të parë në emisionin Breaking me Fiori Dardhën në Top News në lidhje me zhvillimet e fundit, lidhjet e saj me Iranin dhe pjesëmarrjen në protestë.

Non-grata në Shqipëri/ Ikballe Huduti zbulon të

Ajo po ashtu shpjegoi dhe foton e bërë me ish-liderin iranian Mahmoud Ahmadinejad.

Jam zgjedh mësuaejsa më e mirë e Kuranit në Ballkan, dhe aty ka qenë një takim 30 sekonda ku kam marrë medaljen e artë dhe kaq. Në një konference

Në vitin 2007 është bërë ajo foto. Nuk kam asnjë lidhje politike me Iranin dhe institucionet e atij vendi.

Hera e fundit që kam udhëtuar drejt Iranit ka qenë shumë vite më parë, kam qenë në një konferencë me mision fetar, nuk kam lidhje politike me Iranin,” tha ajo.

Lajme të tjera |  “Korça të shkrihet dhe të jetë Bashkia Maliq”, deklarata e punonjëses së administratës shkakton të qeshura

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us