Ish ushtarakët madhorë rrëfehen: Si u ndërtua Porto Palermo me provën e bombës bërthamore të Hiroshimës!

Xhorxhi Koçi, Qemal Zyfi, Bashkim Salillari, Lefter Alushi, Vilson Kulla, Ilirjan Tahmazi, Aleksandër Mihali, Gëzim Bakiu, inxhinierë, ish-oficerë, ish-palombarë treguan ekskluzivisht për gazetaren Rudina Xhunga çfarë fsheh Porto Palermo.

Duke treguar cep më cep ndërtimet e këtij tuneli nënujor, ata rrëfyen se Porto Palermo është një vepër inxhinierike që e kanë zili të gjithë, edhe vendet më të fuqishme.

“Porto Palermo është një kompleks shumë i madh, i ndërtuar nëntokë. Është fortifikimi dhe vepra më e madhe hidroteknike në tërë pellgun e Mesdheut, e bërë nga ne inxhinierët dhe ushtarakët, 40 vjet më parë. Projekti i Porto Palermos është bërë fillimisht nga kinezët për të strehuar katrasilurusët, por më pas ne inxhinierët e përshtatëm për 4 nëndetëset që u futën në të. Janë 20 tunele, 8 janë vetëm në këtë zonë, edhe 12 të tjerë të shpërndarë përgjatë gjirit të Vlorës; njëri te kthesa e Pilurit, midis Gjirit të Himarës dhe gjirit të Llamanit është bateria bregdetare prej 6 tunelesh për të ruajtur objektet nga sulmet e anijeve.

Lajme të tjera |  Rama përplaset me gazetaren e CNN, gjatë intervistës për Zvërnecin: Po më akuzon për lajm të rremë, do më dëgjosh apo jo?

Janë edhe dy tunele të hapura në fshatin Peshkëpi të Vlorës, që mendohet se ka qenë si një pikë ndërlidhje e fuqishme mes dy shtetesh. Në tunelin numër një që është më i madhi janë strehuar nëndetëset, aty ku do të futeshin katrasiluruset që të furnizoheshin me armatime. Në kodër kemi baterinë kundërajrore, te Kalaja e Ali Pashës është vendstrehimi i municioneve dhe përgjatë rrugës janë tunele ku ruhej karburanti dhe depoja e minave për minat e thellësisë, janë tunelet grasove dhe vajrave dhe dy tunele me nga dy rezervuare nga 400 metro kub secili.

Tuneli i Porto Palermos ka të gjitha ambientet ndihmëse që janë për karikimin e baterive të silurueseve, janë ofiçina më vete që i shërbejnë luftës. Këto tunele janë të pajisura me sisteme shumë të fuqishme valëthyese dhe filtroventiluese. Portat janë hermetike që nuk lejojnë pajiset e ndotura brenda në tunel. Tuneli ka pasur shumë drita, siç ishte jashtë, ishte edhe brenda.

Lajme të tjera |  “Ti, komunistuc i vogël, qorra apo çfarë jeni ju”, Strazimiri përplaset me deputetin e Lëvizjes Bashkë për protestën, Muçi: Dilni dhe jepuni llogari

Këtu nëndetëset ishin të mbrojtura sepse ky tunel është antibërthamor. Këto porta të tunelit përballonin deri në 10 kiloton bombë atomike përafërsisht sa ajo e Hiroshimës. Ata që e projektuan tunelin hodhën të dhënat e provës së bombës së Hiroshimës. Ky objekt është i paprekshëm. Duhet të shembësh gjithë malin, pastaj të futesh në tunel. Prandaj e kanë zili të gjithë tunelin e Porto Palermos.

Një fatkeqësi e madhe që i ndodhi Porto Palermos ishte 1997-ta. Është vjedhur çdo pjesë konstruksioni metalik i tuneleve, depos së siluruseve, tubacionet që shpërndanin karburantin dhe vajrat e grasot, kabujt elektrik, çdo gjë”, thonë inxhinierët.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us