“Isha me mendime për dorëheqje pas humbjes me Vorën”, Ivan Gvozdenovic: Qose dhe Bunjaku patën rastet për 3 – 0 me Bylisin

Skuadra e Elbasanit e ka lënë pas krahëve humbjen ndaj Vorës dhe kanë arritur të marrin 3 piktë kundër Bylisit në “Elbasan Arena”.

Trajneri Ivan Gvozdenovic ka reaguar pas ndeshjes, duke u ndalur ne pika të caktuara: “Ndoshta presioni i rezultatit, ndikoi në pjesë e dytë. Nga fillimi deri në fund, Bylis nuk rrezikoi shumë. Ata shënuan nga goditja standarte. Diallo kishte rast shumë të mirë për 3 – 1, por nuk ndodhi.

Pikët ishin shumë të rëndësishme në këtë duel. Jam i mërzitur pak nga humbja me Vorën. Gjithçka e kishim në dorë, ndërsa e lam ndeshjen të hapur ndaj ballshiotëve deri në fund. Edhe presioni e egoizimi ndikuan në takimin me Bylisin. Qose dhe Bunjaku patën rastet për 3 – 0 me Bylisin.

Do flasim me ekipin dhe do reagojmë. Bruno ka një pozicion natyral, ama kështu u desh ta vendosja në krahu të majtë. Bruno bëri mirë. Isha me mendime për dorëheqje pas humbjes me Vorën, isha në ato mendime. Por pastaj kur u qetësova dhe fola me Presidentin dhe stafin, ndryshova mendje.

Nuk jemi ende të qartë para porte, por grupi nuk ka egoizëm për të shënuar vetë. Nga java e parë shumë ekipe në Superiore ishin në vështirësi. Edhe neve pas javës së 5-të u kapëm nga ky ngërç. Pas fitores jemi pak më të qetë”.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Gjithnjë e më larg Vllaznisë, dy klubet e Superiores në “luftë” për liderin e shkodranëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us