Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit më të madh Ndërkombëtar në botë të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për 2025.
Edi Rama: Është një kënaqësi që gjendem në një aktivitet që vetëm pak vite më parë ishte e vështirë të përfytyrohej. Kënaqësi e madhe të citoj një prej organeve më të mëdha të shtypit gjerman Bild që jo shumë larg në të shkuarën na rezervonte artikuj jo fort të këndshëm.
Bazuar në kartën e turizmit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria është me rritjen më të shpejtë sa i përket turizmit.
Ndërkohë që shohim më në fund edhe turistët gjermanë që vijnë. Dikush më tha para disa kohësh, që koha kur turistët gjermanë të vijnë, do të jetë koha që progresi juaj do të jetë i pakthyeshëm sepse ata janë më kokëfortët që të kuptojnë se ku po shkojnë, dhe në momentin që vijnë është një dëshmi e fortë e ndryshimit.
Jemi të lumtur të shohim shifrat e rritjes së numrit të turistëve gjermanë. 120 mijë vetëm pak vite më parë ndërsa janë rritur në 374 mijë vitin e kaluar jemi ambiciozë për të marrë edhe më shumë.
Ishim të izoluar nga e gjithë Europa para viteve ’90, ishin Koreja e Europës.
Në aeroport kishte një berberhanë pasi në vendin tonë
Carl Marks nuk do të lejohej të hynte në Shqipëri nëse nuk do të hiqte mjekrën.
Kryeministri Edi Rama, në konferencën për nisjen e këtij eventi, u ndal tek rritja që ka pasur Shqipëria në turizëm, duke thënë se jemi vendi me rritjen më të madhe si destinacion turistik. Ndalur në shifra, kreu i qeverisë kujtoi në konferencë 11 mln vizitorët e huaj që erdhën në Shqipëri në vitin që lamë pas.
“11 mln vizitorë që kanë kaluar më aeroport, duke kaluar Beogradin. Për disa vjet tashmë mbetemi në treshen kryesore në Kartën e Organizatës Botërore e të Turizmit, bashkë me Katarin dhe Arabinë Saudite si destinacioni me rritjen më të shpejtë. Ne s’kishim as Kupën e Botës as Mekën, po ti përjashtoja mund të themi që ne jemi të parët, siç ka qenë më herët Gjermani me Kupën e Botës”, tha Rama.
Kryeministri tha se ka pasur edhe rritje të turistëve gjermanë që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë.
“Deri më tani Shqipëria është vendi me rritjen më të shpejtë si destinacion turistik në botë dhe kemi aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë. Shohim më në fund edhe turistë gjermanë që po vijnë. Jemi të lumtur të shohim shifrat e rritjes së ardhjes së turistëve gjermanë, rreth 120 mijë disa vjet më parë në 374 mijë vitin e kaluar”, tha Rama.





