Ishte me pushime në Sarandë, familjarët gjejnë pa shenja jete 20-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Sarandë, ku një 20-vjeçar nga Maqedonia është gjetur i pajetë në banesën ku po qëndronte për pushime. Sipas Policisë, trupi i tij u zbulua më 26 korrik nga familjarët në lagjen nr. 1 të qytetit.

Viktima është identifikuar si O. J., ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se i riu ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, megjithatë autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 26.07.2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, në banesën ku qëndronte gjatë pushimeve, është gjetur pa shenja jete nga familjarët, shtetasi O. J., 20 vjeç, banues në Maqedoni. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se 20 vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Lajme të tjera |  Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us