Ishte “zhdukur” nga kryeqytetasit, Xhuliano Skuka “rikthehet” te Partizani me mesazhin e veçantë

Sulmuesi Xhuliano Skuka në sezonin e parë, pas rikthimit te Partizani nuk arriti të përmbush pritshmëritë, 7 gola dhe 3 asiste në 25 ndeshje, të gjitha kompeticionet.

Por kohët e fundit, Skuka është “zhdukur” nga Partizani, prej datës 21 mars nuk është parë më me “Demat e Kuq” në ndeshje zyrtare.

Edhe pse nuk dihen shkaqet, Skuka para disa minutash ka shpërndar postimin e klubit kryeqytetas në rrjetin social Instagram, e ku ka të bëjë me festën e “Kurban Bajramit”.

Sulmuesi dibran ka kontratë me Partizanin deri në verën e vitit 2028-të, ndërsa kartoni i 27-vjeçarit, sipas “Transfermarkt” përkon me 225 mijë euro.

Ishte “zhdukur” nga kryeqytetasit, Xhuliano Skuka

“Story” i Xhuliano Skukës
Lajme të tjera |  Të mërkurën luajnë shanset për kualifikim përballë rivalit slloven, Egnatia gjithë “sy e veshë” te shorti i Championsit për raundin e tretë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us