Ja kush pritet ta marrë mandatin pas largimit të Çyrbjas, KQZ njofton mbledhjen

Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, ndërsa sot Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, duke njoftuar vakancën, ka kërkuar nga KQZ që të plotësojë vakancën.

Në këto kushte, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se ditën e premte, në orën 13:00 do të zhvillohet mbledhja për të shqyrtuar projektvendimin për plotësimin e kësaj vakance të krijuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Emri që pritet të zëvendësojë Çyrbjan në Grupin Parlamentar socialist është Erjon Meka, kandidat i listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës.

Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit një ditë pasi u thirr nga SPAK për një kallëzim që kishte bërë në Prokurorinë Speciale, Partia Demokratike, lidhur me kohën kur ish-deputeti socialist drejtonte Kadastrën e qytetit bregdetar.

Lajme të tjera |  Berisha e Balla "bien dakord" për Zvërnecin, socialisti iu kërkon llogari deputetëve të tjerë të PD: S'po ju marrim vesh

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us