Jasir Asani “projekton” transferimin e bujshëm, sulmuesi i Kombëtares e zbulon në emision: Klubi madrilen i ka shkruar agjentit tim, do flas me drejtuesit

Teksa na ndajnë vetëm një muaj larg “çeljes” së merkatos së verës, futbollistët shqiptarë janë gjithë sy e veshë tek mundësitë që ofron tregu. Një prej tyre është dhe Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares shqiptare i cili në një intervistë të dhënë për emisionin “Sports show” që transmetohet në Klan Kosova.

Në një diskutim të hapur me gazetarin dhe moderatorin e emisionit, Arlind Sadikun, ai është shprehur se nuk e përjashton mundësinë e një transferimi, duke përmendur shkurtimisht Getafen, por pa dhënë specifika rreth “prapaskenave” të asaj çfarë po ndodh me të ardhmen e tij.

Jasir Asani: Kam edhe një vit në kontratë me Esteghal dhe do të shohim se cila do të jetë situata më e mirë për mua. Për një futbollist nuk është shumë e lehtë të rrijë shumë muaj pushim dhe kur s’ke as ndeshje as stërvitje është pak e vështirë. Tani për tani po flasim me presidentin të shohim zgjedhjen e duhur që do të bëjmë.

Lajme të tjera |  Erdhi nga stoli për të shënuar golin vendimtar ndaj Argjentinës, Ferran Torres në “qiellin e shtatë”: Kjo fitore u përket të gjithëve, tani dua të shijoj Kupën

Arlind Sadiku: Në Spanjë, në La Liga apo në ligën e dytë?

Jasir Asani: Po, në La Liga. Kam patur edhe më përpara, nga Las Palmas që e kam thënë dhe prapë kam komunikim me ta, por momenti që besoj se po e them për herë të parë është Getafe. Ka kontaktuar direkt me menaxherin tim. Po u qetësua situata e kisha menduar dy herë nëse do lëviz nga Irani.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us