Jo vetëm Egnatia, sonte zbresin në fushë 2 ekipet tjera shqiptare në Champions League

Egnatia nis sonte rrugëtimin në kualifikueset e Champions League, por rrogozhinasit nuk janë i vetmi ekip shqiptar. Gjithashtu Drita dhe Shkëndija e Tetovës do të zbresin në fushën e lojës.

Kampionët e Kosovës, do të përballen sonte në “Fadil Vokrri” ndaj Differdange në orën 20:00 të mbrëmjes. Drita vjen në këtë përballje pas një fitoreje në miqësore përballë Farul Constantas me shifrat 1-0.

Ndërsa Shkëndija sonte përballet në transfertë ndaj ekipit uellsian, New Saints. Klubi tetovar do të zbresë sonte në fushën e lojës në orën 20:00 në stadiumin “Park Hall” në Uells.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us