Jo vetëm Ernest Muçi, dëmtohet edhe sulmuesi që dikur ishte i preferuari i Silvinjos

Kombëtarja e Shqipërisë po vijon përgatitjet për sfidën me Ukrainën. Sot është njoftuar largimi i Ernest Muçit nga Valencia, pas shqetësimit që ndjeu dje në pjesën e pasme të kofshës së djathtë. Po ashtu, edhe Jasir Asani është në dilemë duke qenë se sot nuk u stërvit me grupin.

Screenshot 2026-03-29 194830

Asani pësoi një goditje dje në gjurin e djathtë. Për këtë mbeten në dyshim për miqësoren e së martës.

“Në seancën e sotme stërvitore nuk mori pjesë edhe mesfushori Jasir Asani, i cili ka pësuar një goditje në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes së djeshme.

Stafi mjekësor po e mban në monitorim të vazhdueshëm gjendjen e tij dhe nesër do të vlerësohet nëse futbollisti do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në stërvitje”, shkruan FSHF pasi njofton fillimisht mungesën e Muçit.

Lajme të tjera |  Rruga e artë! Egnatia fërkon duart, si vlerësohen rivalët e Champions dhe momenti i kampionëve të Shqipërisë

Asani ishte i preferuari i Silvinjos, para kualifikueseve për Botërorin 2026. Ndaj Polonisë ndërkohë përfundoi në tribunë, për herë të parë me brazilianin në krye.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us