Ka luajtur me Tiranën, Partizanin dhe Teutën, Vllaznia rikthen në Superiore të preferuarin e Edi Martinit

Vllaznia ka bërë një tjetër transferim shumë të bujshëm në këtë merkato. Shkodranët kanë firmosur me një nga lojtarët e preferuar të Edi Martinit.

Bëhet fjalë për Sherif Kallakun. Ky i fundit rikthehet kështu në Superiore pas 2 sezonesh, teksa këtë herë do të mbajë të veshur fanellën e Vllaznisë. Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet në orët në vazhdim.

27-vjeçari shton kështu konkurencën në repartin e sulmit, gjë e cila bën që Martini të ketë më shumë alternativa. Kështu Kallaku dhe Edi Martini ribashkohen sërish, teksa synimi këtë herë do të jetë të fitojnë trofe me Vllazninë.

Siç dihet lojtari nga Fushë – Kruja është pa ekip që prej janarit, periudhë kur mbylli edhe aventurën e tij me Sepsi OSK, ndërkohë në Superiore ka luajtur me Partizanin, Tiranën dhe Teutën. Pikërisht me durrsakët ia ka dalë të fitojë titullin dhe Superkupën e Shqipërisë, ndërkohë Superkupën e ka fituar edhe me Tiranën

Lajme të tjera |  “Sot bëmë një ndeshje të mirë, por nuk kishim fat për të shënuar”, Hoxha hedh “dritë” mbi të ardhmen: Nëse është kismeti për...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us