Kalimi i Sherrit te Cagliari, Egnatia ka gati 100 mijë euro për portierin e rivalëve

Kalimi i Alen Sherrit te Cagliari është çështje orësh, pasi gardiani i Egnatias ditën e sotme pritet t’u nënshtrohet vizitave mjekësorë. Te rrogozhinasit ka nisur menjëherë puna dhe drejtuesit nuk kanë qëndruar duar kryq.

Drejtuesit kanë piketuar zëvendësuesin e Sherrit dhe është pikërisht një tjetër portier i Superiores. Bëhet fjalë për Mario Dajsinanin, i cili aktualisht është pjesë e Laçit.

Agim Demrozi është i gatshëm të shpenzojë 100 mijë euro për shërbimet e tij, shumë kjo që do të shkojë në arkat e kurbinasve. Por ky operacion duket paksa i vështirë, pasi pavarësisht këmbënguljes së Demrozit, nga krahu tjetër Pashk Laska nuk heqë dorë kollaj nga titullari i skuadrës. Në këto kushte pritet që në ditët e ardhshme të mësohet me shumë se çfarë do të ndodhë mes palëve.

Lajme të tjera |  Në prag të Botërorit, Xherdan Shaqiri “braktis” Zvicrën për Shqipërinë (FOTO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us