“Kam paguar”/ Si doli nga burgu? “Zbërthehet” në gjyq Nuredin Dumani: Më ndihmoi dhëndri i vëllait të ministrit

Zbardhen dëshmia të tjera të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit në GJJKO edhe këtë të martë.

Sipas burimeve të gazetares së Top Channel Anila Hoxha, i penduari i drejtësisë po jep detaje sesi ka dalë nga burgu.

Mësohet se ai ka deklaruar se e ka ndihmuar dhëndri i vëllait të ministrit të LSI të asaj kohe, Nasip Naços.

“Kam paguar lekë për këtë gjë ”– mësohet të ketë deklaruar Dumani.

Sipas dëshmitarit të drejtësisë, ndërmjetës për ta liruar nga burgu ka qenë avokati Alban Brengasi.

Dumani po dëshmon edhe për avokatin dhe sesi ky i fundit pagoi para për të dhunuar bashkëshorten e tij.

Ndërkohë gjyqi ende po vazhdon.

Lajme të tjera |  “Presidenti u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë nga 5 policë”/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us