KATEGORIA E DYTË/ Besëlidhja dhe Sopoti “kyçin” pozitat dhe ngjiten në të Parën, Gramshi merr “goditjen” fatale (REZULTATET)

Kanë përfunduar 5 sfidat e grupit A të Kategorisë, e cila mbylli dhe javën e fundit të kampionatit. Veleçiku ka mposhtur Erzenin në shtëpi me rezultatin 3-1, ndërsa edhe Sopoti ka marrë një fitore bindëse me Gramshin në shifrat 3-0.

Në anën tjetër, Tërbuni i jep një goditje të fortë Basanisë duke e mposhtur minimalisht 1-0 në transfertë. Asnjë surprizë për Besëlidhjen e cila siguroi një javë më parë ngjitjen në të Parën, këtë herë duke fituar 2-0 në transfertën e Naftëtarit. Rezultat të thellë ka shënuar dhe sfida mes Luzi i Vogël dhe Adriatikut, me miqtë që mposhtën 6-0 kundërshtarin.

 

REZULTATET:

Veleçiku 3-1 Erzeni (Banushaj 50′, 67′, Shekaj 89’/ Jata 14′, )

Lajme të tjera |  Nga skemat me Abaten e deri tek ambiciet me Torinon, Ardian Ismajli i tregon të gjitha: Me trajnerin e ri do jemi më të fortë, tifozëve iu them...

Sopoti 3-0 Gramshi (Jargavani 27′, 41′, Tabaku 43′)

Basania 0-1 Tërbuni (Zere 83′)

Naftëtari 0-2 Besëlidhja (Hila 32′, Raboshta 57′)

Adriatiku 2012 0-6 Luz i Vogël 2008 (Gjoni 4′, Saliu 14′, 40′, 42′, Ocheje 58′)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us