Kanë përfunduar 6 ndeshjet e ditës së sotme të Kategorisë së Parë. 25 gola janë shënuar nga 12 ekipet në javën e 5-të të kampionatit.
Fitore me rezultat 5-3 ka marrë Bylisi B ndaj Devollit. 3 pikët ka siguruar edhe Naftëtari ndaj Veleçikut, ku kanë triumfuar 3-1.
4-1 ka fituar skuadra e Sopotit ndaj Adriatikut, teksa 4-0 u mbyll sfida mes Basanias dhe Albanëve, me këto të fundit që siguruan 3 pikë të vlefshme. 2-0 ka fituar edhe Erzeni ndaj Luzit, ndërsa po me këtë rezultat ka triumfuar edhe Besëlidhja kundër Tërbunit.
NDESHJET:
Grupi A:
Naftëtari – Veleçiku 3 – 1
Basania – Albanët 0 – 4
Sopoti – Adriatiku 4 – 1
Erzeni – Luzi 2 – 0
Tërbuni – Besëlidhja 0 – 2
Grupi B:
Bylis B – Devolli 5 – 2





