Kategoria e Dytë/ Iliria pa rivalë, dëmtimi i Peqinit “drithëroi” Luzin. Ja çfarë prodhoi java e 21-të në Grupin A

Ka mjaftuar një tripletë e fushëkrujasve për të mbajtur hapin e për të qenë sa më pranë ngjitjes në Kategorinë e Parë si kampione e grupit A. Në takimin e luajtur në Kamëz, Iliria nuk është ndalur, duke marrë fitoren e radhës, 3-0, ndaj Basanias. Ka qenë një shkodran ai që zhbllokoi shifrat.

Vildan Kaçubela shënoi golin e parë në minutën e 21-të, për të vijuar më pas me golin e bukur të shënuar në minutën e 30-të nga shtatlarti fushëkrujas, Santiago Selmani. Me rezultatin 2-0 për Ilirinë, skuadrat shkojnë në pushimin mes dy pjesëve. Në fraksionin e dytë, skuadra e Ilirisë, jo vetëm që dominoi lojën, por arriti të thellonte rezultatin në 3-0, ku shënoi mbrojtësi Elion Stafa. Ndeshja u gjykua nga një treshe femrash dhe kjo ka bërë që të dyja skuadrat të ishin të kënaqura nga arbitrimi i Kejsi Tafilit, Jena Malës dhe Paola Shyles. Iliria është 90 minuta larg kthimit në të Parën.

Luzi-Besëlidhja- Luzi kaloi një moment drithërues ndaj Besëlidhjes, teksa autori i golit të parë, Jurgen Peqni, u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet. Sulmuesi pësoi një dëmtim në kavilje dhe është nën kujdesin e mjekëve. Peqini gjen shumë shpejt rrugën e rrjetës, në të 9-ën, por dëmtimi e largoi nga fusha, ndërkohë që edhe Balla nuk zhgënjeu. Ishte ky i fundit që pas një pasimi të Jakubu nuk fal dhe shënon në të 32-ën.

Pjesa e parë luhet nën diktatin e Luzit dhe ndoshta dëmtimi i Peqinit solli një farë shqetësimi tek ekipi. Pjesa e dytë nis me gol, si për të treguar se Luzi nuk kërkon të surprizohet. Balla, pa kaluar 5 minuta, shënon dopietën e tij. Ndeshja “vritet” dhe trajneri Kadiu gjen rastin t’i japë shansin disa lojtarëve të stolit. Miqtë përfitojnë shënojnë golin e nderit me Vukaj në të 72-ën. Luzi 2008 komandon lojën dhe fal po ashtu dy gola të sigurt në të 78-ën me Jakubu dhe në të 88-ën me Hasën. Me këtë fitore, Luzi ruan vendin e dytë dhe është fare afër për t’iu bashkangjitur Besës në Kategorinë e Parë.

 

ILIRIA – BASANIA 3-0

GOLAT: Kaçubela 21’, S. Selmani 30’, Stafa 62’

ILIRIA: Xhika, Kallaku (Bakalli 68’), Vidal, Stafa, B. Selmani, Kaçubela, Veriu (Guedes 60’), Koleci (Deliu 54’), S. Selmani (Qehaja 68’), Markoçi (B. Likaj 60’), A. Selmani. (Në dispozicion: E. Lika, Ribaldo, Trokthi, Dos Santos, Përgjoni, Hoxha). Trajner: Dritan Smajli.

BASANIA: Hasani (Muçejani 61’), Nikaj, Ars.Hoxhaj, Leka, Ard.Hoxhaj, Shimaj, Xhahysa (Karem 54’), Lima (Nikshiqi 73’), Curri, Barroso, Muhaj. (Në dispozicion: Venegas). Trajner: Erjon Mani

Gjyqtarë: K. Tafili, J. Mala, P. Shyle (Tiranë)

Delegat: Endi Hyka (Tiranë)

Vëzhgues: Vasil Nikolli (Laç)

  

LUZI 2008 – BESËLIDHJA 3-1

GOLAT: Peqni 9’, Balla 32’, 49’/ Vukaj 72’

LUZI 2008: Mati, Ruçaj(Topalli 55’), Xhika, Laho, Goga(Çeliku 73’), Azizaj(Longcat 55’), Osma, Jakubu, Kullaj (Saumohorio 55’), Hasa, Peqnini (Balla 15’). Trajner: B. Kadiu

Lajme të tjera |  Disfata e Kombëtares në miqësoren me Izraelin, Mario Mitaj nuk fshihet: Test pozitiv për gjendjen ku jemi, gjërat negative do t'i përmirësojmë rrugës

BESËLIDHJA: Gjoka, Alcani(Doku 46’), Gjikolaj, Shabanaj, Përlesi, Fuqija(Gjergji 87’),(Nikolli 90’), Dedaj, Dibra, Kaceli, Hajdëraj, Vukaj, Tate. Trajner: E. Dalipaj

Gjyqtarë: A. Lushi(Tiranë), A. Kyçyku(Tiranë), F. Shkëmbi(Tiranë)

Kartonë të verdhë: Goga 43’, Doku 76’, Laho 82’

Vëzhgues: Q. Koci (Durrës)

Delegat: D. Kadia(Tiranë)

 

 

Adriatiku, “8 ballë” ndaj Murlanit

 MURLANI – ADRIATIKU 3-8

Golat: Uku 78’, Daci 83’, Frroku 89’ / Hasani 5’, 49’, 62’, 76’, 79’, Mala 28’, Tragaj 43’, Gjoka 69’

Murlani: Ndreka, Frroku, Xhaferri, Lleshi, Cereku, Pepaj (Limanaj 46’), Preza, Muka (Uku 28’), Velaj, Daci, Muriqi (Rica 69’). Trajner: Vahedin Pepaj

Adriatiku: Pllumbi (Rameta 46’), Kodra, Mala (Loci 66’), Mustaka, Hasani, Loci, Mema, Elezi, Thana (Gjoka 51’), Tragaj (Domi 51’), Hoxha. Trajner: Ded Mehmeti

Kartonë të verdhë: Cereku 67’ / Hasani 68’

Gjyqtarë: D.Lejthia (Shkodër), D.Lulja, D.Ibrahimi (Tiranë)

Delegat: Arben Fështi (Durrës)

Vëzhgues: Dritan Salaj (Shkodër)

 

Adriatiku ka marrë një fitore “8 ballësh” në transfertë ndaj Murlanit. Bregdetarët morën një fitore të thellë, në shifrat 8-3, në Vaun e Dejës, duke vulosur mbijetesën në Kategorinë e Dytë. Protagonist i kësaj fitoreje të thelë për Adriatikun ishte Adhurim Hasani, i cili shënoi 5 gola në këtë sfidë. Tre golat e tjerë për miqtë u shënuan nga Mala, Tragaj dhe Gjoka. Ndërsa për Murlanin golat u shënuan nga Uku, Daci dhe Frroku.

 

KOPLIKASIT

Veleçiku fut në ankth Gramshim me 3 gola

 GRAMSHI – VELEÇIKU 0-3

GOLAT: Shekaj 32′, Rragami 68′, 83′

GRAMSHI: Buzani, Shehi (Mamadou 62′), Xhelili, Lice (Jameogo 70′), Shuli, Dedja, Baku, Goga, M.Zogu, Ajazi, Topalli. Trajner: A. Bici

VELEÇIKU: Lopçi, Rrustemaj, Çokaj, Hotaj, Shekaj, Rragami, Banushaj, Kukaj, Bzhetaj, Pjetracaj (Smakaj 57′), Kaçaj. Trajner: B. Duli

Kartonë të verdhë: M.Zogu 39′, Ajazi 63′ / Lopçi 25′

Gjyqtarë: E. Dishani, R Jahja, R. Zogu (Elbasan)

Vëzhgues: D. Dosti (Berat)

Delegat: A. Mone (Tiranë)

gramshi veleciku

Të dielën, në stadiumin “Myslim Koçi” të qytetit të Gramshit, është luajtur sfida midis vendësve dhe Veleçikut. Takimi është zhvilluar i fortë, me vendësit që kanë kërkuar fitoren, por nuk ia kanë dalë. Nga ana tjetër, miqtë kanë qenë më të saktë përpara portës dhe kanë shënuar plot tre gola. Goli i parë u realizua nga Shekaj në minutën e 32-të, duke shtangur të kuqtë. Këta të fundit janë kundërpërgjigjur, por pa rezultat për të barazuar. Në pjesën e dytë, Gramshi ka kërkuar sërish barazimin, por nuk ka qenë efikas përpara portës mike. Koplikasit në minutën e 68-të kanë shënuar golin e dytë me Rragamin, që ka shënuar edhe në të 83’. MARIGLEN MIRAKA

 

Në Pezë

Tërbuni me fat, u rrëmben pikë Albanëve

Albanët – Tërbuni 2-2

Golat: Petritaj 32’, Spahiu 43’ / Derrik 48’, Hasaj 83’

Albanët: Lenja, Mania, Abazi, Shembitraku, Rexhmati, Petritaj, Spahiu, Alushi, Muhamad, Olatunbosun, Ahmati (Ferizolli 46’ – Methoxha 51’). (Në dispozicion: Maçi, Hysenbelliu, Mohamed, Gaxhaj). Trajner: Altin Birçe

Lajme të tjera |  "Kemi bërë ndeshje të mirë”, Mehmeti habit pas disfatës: Nuk e di çfarë ndodhi te rasti i humbur

Tërbuni: Boakye, Temja, Leka, Papaj, Troshani (Diaby 82’), Vecaj (Filipi 46’), Konate (Hasaj 46’), Gjini (Derrick 46’), Vincent (Doçaj 79’), Zëre, Laçeja. (Në dispozicion: Tafa, Longe, Caku). Trajner: Sinan Bardhi.

Kartonë të verdhë: Alushi 39’, Shembitraku 69’ / Temja 54’, Leka 61’, Zëre 71’

Gjyqtarë: S. Bebja, P. Puto, O. Berberi (Tiranë)

Delegat: A. Isai (Tiranë)

Vëzhgues: B. Ziri (Fushëkrujë)

4 gola kanë mjaftuar në kompleksin “Internacional” në Pezë, dy për Albanët në fraksionin e parë dhe e dy për pukjanët në të dytën. Kështu që takimi Albanët-Tërbuni u mbyll në barazim 2-2. Skuadra e Albanëve e nis bukur ndeshjen dhe gjen gol në minutën e 32-të, me autor Petritajn. Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Nimet Spahiu dyfishon shifrat për kryeqytetasit. U duk sikur Albanët do ta mbyllnin me fitore këtë takim, meqë  fituan 2-0 45 minutat e para, por e kundërta ndodhi në fraksionin e dytë. Pas pushimit, pukjanët tregohen më të rrezikshëm. I sapofuturi në fushë, Derrick, në të 48-tën, shkurton shifrat në 2-1. Për të barazuar takimin, mendoi Brilant Hasaj, 7 minuta para fundit.  A.DUSHKU

Në Librazhd

Sopoti përmbys Naftëtarin me Rreshkën

SOPOTI – NAFTËTARI 2-1

GOLAT: Rreshka 62’, 86’ / Adebayou 10’

SOPOTI: Makoundou, Ferhati, Tanushi (Momoh 46’), Bica, Amoumane (Fejzo 62’), Goci ( Seyni 46), Polisi (Mici 47’), Broshka (Ukaj 46’), Tartari, Nayara, Rreshka. Trajner: B. Kola

NAFTËTARI: Soronadi, Gjishti, Maha (Bobai 71’), Çaço, Kajo, Agalliu (Gjini 55’), Narezi, Serna (Karakashi 58’), Adebayou, Salca, Karaj. Trajner: S. Gega

Gjyqtarë: J. Potka, Gj. Gegprifti, A. Spahiu (Korçë)

Vëzhgues: D. Dalipi (Elbasan)

Delegat: A. Mahmuti (Elbasan)

 

Sopoti është rikthyer te fitorja pas barazimit me Besëlidhjen. Të besuarit e Besnik Kolës rrezikuan mjaftueshëm ndaj kuçovarëve, por në fund iu falën këmbëve të Arnold Rreshkës, i cili shënoi dy herë dhe zhvlerësoi golin e pësuar në pjesën e parë. Të parët që shënojnë janë kuçovarët, që në minutën e 10-të gjejnë rrjetën me Adebayou. Nigeriani i Naftëtarit nuk fal para portës librazhdase dhe miqtë kalojnë në avantazh, duke zënë në befasi vendësit.

Sopoti tenton të reagojë, por nuk ia arrin të bëjë asgjë deri në fund të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë, tekniku Kola detyrohet të bëjë disa zëvendësime, por zgjidhja vjen nga formacioni bazë. Sulmuesi Arnold Rreshka tregohet i saktë në dy momente. Në të 62-tën shërbehet me asist nga nigeriani Rashid dhe nuk e ka të vështirë ta çojë topin në rrjetë. Pak minuta më vonë, krosi perfekt i Fejzos nga e djathta, i lë kohë Rreshkës që ta ulë topin dhe ta godasë fort nga brenda zone, duke kthyer rezultatin dhe duke i dhënë tri pikët Sopotit. Fitorja ndaj Naftëtarit i lë librazhdasit të tretët në klasifikim, me shpresë të ndonjë hapi fals të rivalëve, edhe pse duket e vështirë të ndodhë. LEDION QOSHKU

ga

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us