KATEGORIA E DYTË/ “Lumë” golash nga Tomori e Luftëtari, mësoni rezultatet e 5 ndeshjeve të grupi B

18 gola dhuruan sfidat e grupit B të Kategorisë së Dytë.

Tomori mban kreun me 13 pikë pas 11 ndeshjeve. Beratasit fituan 3-0 në takimin e radhës ndaj Delvinës.

Përballja më më shumë gola u regjistruar në Memaliaj, aty ku vendasit fituan 3-2 ndaj Këlcyrës.

Në takimet e tjera, Luftëtari nuk fali Turbinën për ta mposhtur 4-0, ndërsa Butrinti fitoi 2-0 në transfertën e Maliqit.

Në barazim spektakolar, 2-2 përfundoi sfida mes Shkumbinit dhe Devollit.

Ndeshjet:

MALIQI – BUTRINTI 0 – 2

LUFTËTARI – TURBINA 4 – 0

MEMALIAJ – KËLCYRA 3 – 2

SHKUMBINI – DEVOLLI 2 – 2

TOMORI – DELVINA 3 – 0

Lajme të tjera |  "E përgatitëm ndeshjen për të sulmuar kundërshtarin, por pastaj...", Ylber Ramadani për "frymën" te Kombëtarja: Jemi gjithë bashkë, fitojmë përballë Luksemburgut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us