Katër të rinj të moshës 20-25 vjeç u dogjën brenda makinës në Fushë Prezë, pamjet e rënda nga vendngjarja (FOTO+VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë Prezë rreth orës 23:50.

Nga policët e shërbimit qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Pas hetimeve rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.

Lajme të tjera |  'Opozita e ka humbur kredibilitetin', Açka në Report TV: Protesta për Zvërnecin është ‘shuplakë’ për Berishën dhe PD-në

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us