“Kemi marrë gjithë këto pikë dhe përsëri jemi në vallen e play-out”, Orges Shehi zbulon “sekretin” e fitoreve: Meritë e këtyre djemve

Tirana ka fituar në shtëpi përballë Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 1-0. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Orges Shehi.

“Udhëtimi juaj me Tiranën? Ta them me sinqeritet, pa modesti, nuk është merita ime, por e djemve. Janë meritat e tyre që flas për ta. Situatë e vështirë, do dhe njerëz me karakter. Ne si staf e kemi pasur të lehtë me atë grup që është. Ne kemi marrë maksimumin e pikëve edhe pse rivalët kanë marrë shumë pikë. Kaq sa kemi marrë dhe përsëri jemi në vallë për “play-out”. Rreziku është i lartë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Spanja është Kampione Bote! Mund një Argjentinë të shëmtuar në finale pas shtesave

Në fillim kërkuam që të ishim agresivë dhe të ishim aty për çdo top të dytë dhe tranzicion. Kërkonim edhe thellësinë, kishim ndërruar krahët e Tabekou dhe Haxhiut. Me zor të madh kemi rikuperuar Xhixhën, i cili po sakrifikon. Kërkuam që në disa raste mos të zbrisnim aq poshtë, të ndryshonte edhe mënyra e vendosjes 4-4-2. Edhe për shkak të gjendjes së Xhixhës dhe Alvarez.

Por kur kundërshtari e mori disa herë lojën në kontroll, mos ta harrojmë ishte ekip cilësor. Në disa momente mund ta intepretonim më mirë, për të mos dorëzuar topin aq shpejt, mund të na e kishte lehtësuar. Por nga gjendja fizike e lojtarëve erdhi kjo.

Grupi i lojtarëve, themel për sezonin e ri? Kemi stabilizuar disa gjëra tek lojtarët. E kam thënë, unë jam trajneri i katërt, lojtarët kanë vështirësi. Kjo na e vështirësonte pak punën. Kemi bërë gjysmën e punës, na pret edhe një ndeshje e vështirë, kemi besimin që mund ta kalojmë edhe për shkak të vazhdimësisë së mirë që kemi. Kërkoj personalitet, i kemi ato njerëz, të kalojmë këtë dhe të mendojmë për vitin tjetër”, tha Shehi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us