Kërkoi seancë publike për marrëveshjen e emigrantëve, Gjykata Kushtetuese rrëzon Bardhin

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Gazment Bardhit për të zhvilluar një seancë të hapur për mediat dhe publikun për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Gjykata ka vendosur që shqyrtimi të bëhet me dyer të mbyllura.

‘Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese, pasi mori në shqyrtim kërkesën tuaj të datës 10.01.2024 me vendimin e ndërmjetëm të datës 11.01.2024 ka vendosur rrëzimin e kërkesës për shqyrtimin e çështjes në seancë plenare publike.’- njofton Gjykata Kushtetuese.

Kujtojmë se në dhjetor Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Berisha-Bardhi lidhur me marrëveshjen Itali-Shqipëri, e cila konsiderohet nga ata anti-kushtetuese.

Lajme të tjera |  Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Kretën, aktivizohet ALARM për cunami

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us