Klubi i Serisë A i mbante shpresat tek ai, pezullohet futbollisti i Kombëtares shqiptare

Ardian Ismajli është mungesa e madhe për Torinon në sfidën e radhës të Seria A. Mbrojtësi i Kombëtares ka plotësuar numrin e pesë kartonëve të verdhë, për këtë do qëndrojë i pezulluar ndaj Kremonezes.

ISMAJLI 1

Transferta për Torinon është rezervuar më 19 prill, prej orës 12:30. Torino tashmë është në një pozitë komode për mbijetesën, pasi regjistron tri fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Ismajli la pas dëmtimet dhe është kthyer në lider për Torinon. 29-vjeçari shikohet pikërisht si garancia në qendër të mbrojtjes.

Torino ndërkohë ka kaluar një sezon mjaft të vështirë deri tani. Stabiliteti në mbrojtje ka sjellë edhe rezultatet pozitive në javët e fundit.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ka fituar tre herë Kupën e Shqipërisë, ish-sulmuesi i Vllaznisë LË FUTBOLLIN në moshën 32-vjeçare

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us