Klubi i Superiores lë Shqipërinë dhe i drejtohet Bullgarisë, fokusi tek faza përgatitore dhe sfidat miqësore para sezonit të ri

Klubi i Vorës ka bërë të ditur se do të niset ditën e sotme drejt Bansko të Bullgarisë, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri në “Abissnet Superiore”, aty ku do të zhvillojnë edhe një sërë sfidash miqësore.

Vorakët kanë bërë të njëjtën zgjedhje, sikurse dy rivalët e Superiores, Egnatia dhe Teuta, duke zgjedhur pikërisht këtë vendndodhje për të parë më nga afër lojtarët, ata që kanë mbetur momentalisht në organikë dhe të tjerë që janë afruar në këtë sesion të merkatos.

Mbetet për t’u parë se me cilat skuadra do të përballet Vora në këtë periudhë përgatitore dhe si do të inkuadrohen “prurjet” e reja në skemën e trajnerit Arjan Bellai.

Lajme të tjera |  Vendos të ardhmen e Armando Brojës, fjalët e para pas firmës: Puna e vështirë fillon në Amerikë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us