“Kokë më kokë” në Rrogozhinë, Egnatia “shtyp” Partizanin me statistika

Egnatia – Partizani është supersfida e javës së 7-të të Superiores. Duel ky që do të luhet në “Egnatia Arena” në orën 16:00.

Dy pretendentë vihen përballë njëri –tjetrit në Rrogozhinë, ku do të bëjnë mes tyre llogaritë për 3 pikët e kësaj jave. Gjithmonë ndeshjet mes të kuqve dhe kampionëve aktualë kanë qenë të luftuara dhe si e tillë pritet të jetë edhe sfida e radhës.

Si rrogozhinasit ashtu edhe kryeqytetasit vijnë nëë këtë përballje pas barazimeve në javën e kaluar. Kampionët aktualë do të hyjnë në fushë vetëm për 3 pikët në mënyrë që të mbajnë larg një prej rivalëve të tyre për titullin. Ndërkohë pas 3 barazimeve rresht në kampionat, të kuqtë do të tentojnë fitoren në Rrogozhinë.

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani vlerësohet më lart se të gjithë! Pas tij vijnë portieri Sherri e Mario Mitaj, ndeshje pozitive edhe për ish-in e Partizanit (NOTAT)

Statistikat e duele direkte mes Egnatias dhe Partizanit tregojnë se rrogozhinasit janë më dominues. Në 10 duelet e të kaluarës, 3 ndeshje kanë fituar “djemtë” e Edlir Tetovës, 2 ndeshje kanë përfunduar në favorin e ekipit të Aleksander Veselinovic dhe 5 përballje janë mbyllur në barazim.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us