Kthim në të kaluarën, Armando Broja mund të shkojë te klubi që i dha famë në Angli

Duket se ekipet që i janë vënë pas Armando Brojës nuk kanë fund. Një lajm i bujshëm vjen nga “Sky Sport” ku raportohet se kastës së ekipeve që janë në bisedime për të marrë sulmuesin e Kombëtares shqiptare, i shtohet edhe Sauthemptoni.

Ekipi anglez sapo është rikthyer në Premier Ligë dhe precedenti me Brojën ka qënë i suksesshëm. Kujtojmë këtu atë sezon fantastik 2021- 2022 ku Broja shpërtheu me fanellën e Sauthemptonit duke qënë i huazuar nga Blutë. Në atë kampionat, sulmuesi tërhoqi vëmendjen pasi luajti 38 ndeshje dhe shënoi 9 gola në sezonin e tij të parë në Premier Ligë.

Kështu, një rikthim sërish në një ambient ku për 22-vjeçarin është familjar, nuk do të ishte ide e keqe. Edhe Sauthemptoni është në kërkim të një sulmuesi dhe tiparet e Brojës janë shumë të përshtatshme për skemën që aplikon trajneri i ekipit. Pritet të shihet se çfarë oferte do të bëjë ky klub, sepse nga ana tjetër, drejtuesit e Ipsuiçit do të takohen me agjentin e shqiptarit për t’i prezantuar projektin, ndërkohë që në mes është edhe Çelsi që kërkon me patjetër që ta shesë sulmuesin dhe jo ta huazojë sërish.

Lajme të tjera |  Disfata ndaj Izraelit lë shenja, Kombëtarja shqiptare humbet pozicion në renditjen e FIFA-s

Pas Brojës janë edhe disa ekipe të tjera, si Evertoni dhe Uollvesh në Angli, apo Shtutgarti në Bundesligë. Ditët në vijim do të kenë zhvillime interesante sa i përket të ardhmes së sulmuesit të Kombëtares shqiptare.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us