‘Kush shkon në takimet e Salianjit, s’ka më punë me PD-në’, ish-deputeti i përgjigjet Berishës: Tregon qartë mungesën e demokracisë brenda partisë

Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, i cili tha sot ser kushdo demokrat që frekuenton takimet e ish-deputetit, “i ka hesapet e mbyllura me PD-në”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji thotë se kjo deklaratë e Berishës është dëshmia e qartë se problemi i Partisë Demokratike nuk është mungesa e mbështetjes, por mungesa e demokracisë.

Reagimi i plotë i Ervin Salianjit:

Uzurpatori ka shqetësim cilindo që e do Partinë Demokratike fituese,  për uzurpatorin ata janë problemi, e shqetësojnë në rehatinë e tij të bashkëqeverisjes me Ramën.

Problemi sot është është mentaliteti që kërkon bindje të verbër, përjashtim dhe frikë në vend të garës, debatit dhe meritës.

Deklarata e Sali Berishës se “kushdo që bashkëpunon me Salianjin s’ka punë me PD” është dëshmia e qartë se problemi i Partisë Demokratike nuk është mungesa e mbështetjes, por mungesa e demokracisë. Për mbeshtetje nuk pati guxim te përballeshim në garë!

Një parti politike nuk mund të funksionojë si pronë personale e askujt. Në një parti demokratike nuk përjashtohen njerëzit sepse mendojnë ndryshe, nuk shpallen armiq ata që bashkëpunojnë me kolegët e tyre dhe nuk vendoset besnikëria ndaj individit mbi interesin e partisë.

Demokratët nuk kanë nevojë për lista armiqsh, por për një projekt fitues që bashkon dhe jo përçan.

PD nuk do të bëhet shumicë duke përjashtuar demokratët. PD bëhet shumicë duke i bashkuar ata. Kjo është beteja dhe ne nuk do ti shmangemi deri në fund!

Lajme të tjera |  “Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të përfshihen hapur apo direkt me regjimin e Enver Hoxhës, apo në raportet mes Tiranës, Moskës apo Pekinit, pasi…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1962

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us