Kushtetuesja merr vendimin, ish-presidenti Ilir Meta mbetet në burg

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për çështjen e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të 3 gjykatave të tjera për masën e sigurisë arrest në burg. Kushtetuesja me shumicë votash e ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Meta për ndryshim mase.

Meta ka ngritur si pretendim edhe mënyrën si u ekzekutua masa e sigurimit, por sipas Kushtetueses ish-presidenti këtë argument e ka parashtruar edhe në gjykatat e tjera, dhe sipas gjykatës ai ka bërë kallëzim për kryerjen e veprimeve arbitrare në prokurorinë e Tiranës dhe çështja është nën hetime.

Për këtë çështje Gjykata Kushtetuese me shumicë votash nuk e mori nën shqyrtim këtë pikë, duke qenë se nuk janë shprehur gjykatat e tjera.

Lajme të tjera |  “Sali më shiko në sy”, Zegjine Çaushi përplaset me Berishën: E vërteta e apartamentit tim!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us