LDK vendos sot për aleancën me Vjosa Osmanin, Abdixhiku e propozon si kandidate për presidente

Këshilli i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të vendosë për bashkëpunimin me Vjosa Osmanin.

Në nisje të mbledhjes, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka propozuar që lista garuese të përfshijë Vjosa Osmanin si kandidate për presidente e bartëse të listës për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

“Kam propozuar që Lidhja Demokratike e Kosovës të garojë me presidente Vjosa Osmanin si kandidate për presidente të Republikës dhe njëkohësisht bartëse të listës sonë zgjedhore dhe me mua si kryetar të LDK-së, kandidat për kryeministër“, tha Abdixhiku.

Lajme të tjera |  Ylli Manjani revoltohet kundër protestuesve, pasi e shanë në rrjetet sociale: Robt ku t’i kenë...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us