Analisti dhe botuesi Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u ndal te deklarata e kandidatit Florian Binaj se do të ndjekë modelin e tij për të fituar si kandidat i pavarur. Lesi u shpreh se modeli i tij ishte ndryshe. Lesi deklaroi se Binaj gabon duke mos pranuar Berishën në fushatë.
Pjesë nga biseda
Abilekaj: Ai tha do të bëj fushatën time me shtabin tim.
Lesi: Ai tha se kam marrë modelin e Nikollë Lesit. Unë kam kandiduar në zonë të djathtë, dhe PS më futi që të merrja votat e pjesës gri. Unë i thirra ktyetarët e partive, të PS, PSD-së kundër Berishës. Se kam fituar dy herë si kandidat i pavarur.
Tela: Ai tha nuk do të dal me Berishën në krah. Kaq, është e thjeshtë.
Lesi: Kjo është një mënyrë për të justifikuar humbjen. Pra që nuk ishte kandidati ynë, ishte i pavarur.





