“Lironi burrin, e dua”, flet 14 vjeçarja që u bë nënë në Korçë

Një 14 vjeçare është bërë nënë ditën e djeshme në Korçë. Për shkak të moshës së saj të mitur, policia ka arrestuar menjëherë partnerin e saj 21 vjeçar.

E mitura ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku shprehet se ka një vit e martuar, ndërsa më herët kishte jetuar në Elbasan.

E mitura gjatë intervistës ka kërkuar ndërsa qante lirimin e bashkëshortit të saj duke u shprehur se e do.

“Jam 14 vjeç. Kam një vit që jam martuar. Më para jetoja në Elbasan. Bashkëshortin e arrestuan dje, se kam lindur e vogël.  Dua ta lirojnë. E dua”,- tha e mitura ndërsa qan.

Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us