Lojërat Olimpike/ Luiza Gega nuk kualifikohet në finale, renditet e 9-ta në garën 3000m me pengesa

Luiza Gega nisi sot rrugëtimin e saj në Lojërat Olimpike Paris 2024. Atletja më e kualifikuar shqiptare nuk ia doli të kualifikohej në fazën finale në garën 3000 metra me pengesa.

Rekordmenja shqiptare u rendit e nënta duke humbur kështu me vetëm 1 vend mundësinë për të qenë në finale.

Luiza Gega e nis garën me ritëm të shkëlqyeshëm duke u renditur në vendet e para. Por, me kalimin e kohës situata u vështirësua shumë për të dhe pas 4 minutash zbriti në pozitat e fundit.

Lajme të tjera |  U përfol për “lumë” largimesh nga Dinamo, REAGON klubi kryeqytetas! Në “aksion” edhe presidenti Adrian Bardhi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us