Lojërat Olimpike/ Shqipëria zhgënjen! Konini nuk ia del as këtë herë, renditet ndër tre vendet e fundit

Shqipëria përsëri pa sukses në Lojërat Olimpike! Sot në konkurimin e saj, qitësja Manjola Konini nuk arriti të kalonte në fazën tjetër. Konini u rendit e 37-të nga 40-të pjesëmarrës në garën e 25 metrave distancë, ku arriti të merrte vetëm 278 pikë, duke u renditur kështu vetëm tre pozicione larg vendit të fundit.

Lojërat Olimpike/ Shqipëria zhgënjen! Konini nuk ia del as

Renditja e Koninit në garën e qitjes, 25 metra distancë

Pas eleminimit të Koninit në qitje, Meçës dhe Koxhakut në not, tashmë Shqipërisë i mbeten shpresat tek Luiza Gega, e cila do të na përfaqsoj në garën e 3000 metrave me pengesa dhe Franko Burraj, në garën e 100 metrave. Gjithashtu, Shqipëria këtë vit përfaqsohet edhe nga tre sportistë rus në disiplinën në mundjes.

Lajme të tjera |  "Kemi bërë ndeshje të mirë”, Mehmeti habit pas disfatës: Nuk e di çfarë ndodhi te rasti i humbur

Kështu mundësi ka sërish, por mbetet për tu parë nëse Shqipëria do arrijë të “rrëmbejë” medaljen e parë olimpike në “Paris 2024”.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us