Luajnë në transfertë ndaj Elbasanit, përforcim i rëndësishëm për ekipin e Arbër Abilaliajt

Partizni do të luajë në transfetë ndaj Elbasnit në kuadër të javës së 27-të të kampionatit. Duel ky që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” ditën e shtunë në orën 17:00.

Kjo përballje për Arbër Abilaliajn dhe ekipin e kuq është shumë  e rëndësishme, pasi kryeqytetasit kërkojnë të bëjnë “autokritikën” dhe të rikthehet te rezultatet pozitive në kampionat. Nuk do të jetë e lehtë përballë një skuadre që fitoren e ka “jetike”, por ka lajme të mira për “Demat” para këtij takimi.

Blessing Eleke prej një jave tashmë stërvitet plotësisht me grupin tjetër të skuadërs dhe me shumë gjasa ndaj verdhebluve ditën e shtunë do të mund të bëjë debutimin e tij. Ky ësgtë një përforcim brenda grupit për Abilaliajn, i cili për pjesën e mbetur të sezonit mund të llogarisë edhe shërbimet e afrimit të janarit, i cili deri më tani po rikuperohej nga një dëmtim.

Lajme të tjera |  "Kemi bërë ndeshje të mirë”, Mehmeti habit pas disfatës: Nuk e di çfarë ndodhi te rasti i humbur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us