Makina del nga rruga në Lushnjë, përfundon në oborrin e një banese, gjendet i vdekur shoferi! E ëma e tronditur tek vendi i aksidentit

Gjendet i pajetë shoferi i makinës tip ‘Ford’ i cili doli nga rruga dhe përfundoi në oborrin e një shtëpie në anë të autostradës, Rrogozhinë Lushnje.

Aksidenti u shënua mbrëmjen e djeshme në fshatin Konjat.

Trupi i Fabjol Ibralliun u gjet i pajetë mes shkurreve mëngjesin e sotëm.

Në pamjet shihet se makina ka dëme të shumta.

Dyshohet se i riu ka qenë me shpejtësi prej 160k/h, kur ka humbur kontrollin ka marrë me vete barrierat e hekurat dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie në anë të autostradës.

Në një video të mbrëmjes së djeshme shihet nëna e drejtuesit të mjetit të zhdukur, e cila kërkon të birin dhe pyet ku është i biri. ‘Ku është djali, nuk është gjallë ai!’ thotë ajo e tronditur. mes të bërtiturave dhe ulërimave!

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

Një punonjës përpiqet ta qetësojë, ku i thotë se i biri nuk është në makinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us