Shoferi i makinës që shkaktoi aksidentin në Rrugën e Elbasanit është vënë në pranga.
22-vjeçari Ardit Kambo, sipas gazetares Dorjana Bezat, pas kontrolleve të policisë me Aquila Scan rezultoi se ishte nën efektin e lëndëve narkotike.
Mbi 22-vjeçarin rëndon vepra penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. I riu kishte lindur në Greqi, por jetonte në Tiranë.
Mbrëmjen e djeshme teksa drejtonte makinën tip “Benz Mercedez” ka humbur kontrollin, duke hipur mbi trotuar dhe shkaktuar dëme. Nga përplasja njëra prej makinave ka përfunduar në trotuar, duke thyer edhe pemën e mbjellë.
Në bazë të ligjit, Ardit Kambo është dënuar me gjobë në shumën 82.000 lekë, ndërkohë iu ulën 10 pikë nga patenta.
Gjatë vitit që lamë pas vetëm në Tiranë nga kontrollet e policisë janë arrestuar 64 drejtues mjeti nën efektin e lëndëve narkotike
Top Channel