Malltezi: NETFLIX, dokumentar për përdorimin e drejtësisë si armë politike në Shqipëri

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, njëherësh dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka njoftuar se një producent në NETFLIX po mendon që të bëjë një një dokumentar mbi përdorimin e gjyqësorit si armë politike në Shqipëri dhe rolin e Soros dhe diplomatëve. Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, Malltezi shkruan se fillimisht po kërkohen informacione më të detajuara në lidhje me cënimin e standardeve.

Postimi i plotë:

Në vijim të debateve ne Kongresin Amerikan ku u zbulua se parate e SHBA ju kaluan Soros dhe u perdoren per t’i dhene drejtesine ne dore Edi Rames qe te luftoje liderin e opozites konservatore, dhe pas dokumentarit te ZDF-arte mbi kapjen e cdo zyre shteti nga Edi Rama, nje producent po mendon te beje nje dokumentar per Netflix mbi perdorimin gjyqsorit si arme politike në Shqipëri dhe rolin e Soros dhe diplomatëve. Po kerkojne se pari informacione sa me te detajuara (dhe me pas sugjerime se kush don ti thote ne kamera) lidhur me:
– rolin e fondacionit Soros ne reformen ne Drejtesi;
– rolin e fondacionit East-West te Soros ne punet e drejtesise (dhe te delina ficos ish partneres se rames dhe gruas se ministrit te rames)
– perzgjedhjet e gjyqtareve dhe prokuroreve (perdorimi i motres se zv kryeministrit si etalon per drejtesine);
– takime/komunikime te hapura apo jo te prokuroreve dhe gjyqtareve me perfaqsues te qeverise dhe eksponente te soros perfshi Yuri Kim
(Edi Rama, Ulsi Manja, Taulant Balla ose Agaci) – dine qe prokuroren e ka promovuar Taulanti nga Elbasani dhe takimet e ulsiut me Dumanin
-Kerkesa ose urdhera qe ish ambasadorja ka bere per prokuroret e SPAK per te proceduar penalisht Sali Berishen (kane intervisten e Escobar);
– takime te Taulant Balles me Irena Gjoken tek bar kafe Hilton
– informacione te tjera qe te tregojne cënimin e standardeve apo qe gjyqsori eshte kthyer ne arme politike.

Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us