Manuel Neuer nuk jep më garanci, Bayerni bën gati 60 milionë euro për portierin e Premier League

Dëmtimet e shumta të Manuel Neuer kohëve të fundit duket se nuk i japin shumë siguri Bayern Munchen. Gjigantët gjermanë tashmë po mendojnë për pasardhësin e 39-vjeçarit në portë.

Në syrin e drejtuesve të Bayern Munchen është Bart Verbruggen i cili pëlqehet shumë. siç raporton “Telegraph”, klubi bavarez është gati të paraqesë një ofetë prej 60 milionë eurosh për shërbimet e portierit të Brighton.

Bayerni e sheh 21-vjeçarin si trashëgimtarin ideal të Manuer Neuer i cili është drejt fundit. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Brighton do të linte Verbuggen të shkonte kaq lehtë në Mynih.

Lajme të tjera |  Benfica "zyrtarizon" Mourinhon te Real Madrid, ja sa do të përfitojnë nënkampionët nga prishja e kontratës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us