Mbledhja e grupit të PS/ Zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja që kryeministri Edi Rama po zhvillon me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë në Pallatin e Brigadave.

Sipas informacioneve, Partia Socialiste do të nisë javën e ardhshme një tur të gjerë takimesh në terren me qytetarët, të quajtur “Punët e Shqipërisë”. Në këtë tur do të përfshihen ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët, të cilët do të zhvillojnë takime në të gjithë vendin.

Ky angazhim politik pritet të zgjasë deri në muajin qershor, duke kulmuar më 12 qershor, datë që përkon me 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Nga ana tjetër, Vox News mëson se Elisa Spiropali dhe Erion Braçe janë lënë jashtë tryezës kryesore të punimeve, një fakt që dyshohet se lidhet me pozicionet e tyre aktuale, pasi nuk janë pjesë e kryesisë së grupit parlamentar apo drejtues të komisioneve

Ndërkohë, sipas burimeve, në këtë mbledhje mungon edhe Belinda Balluku, pa u bërë ende të ditura arsyet e mospranisë së saj.

Lajme të tjera |  Rama flet për CNN, për protestat që kanë shpërthyer në Tiranë: Shqipëria është në sulm nga armiqtë e huaj dhe konkurrenca, i njohim kush janë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us