“Mbylle gojën, mos guxo të ngresh zërin”, debat i ashpër mes Vokshit dhe Metajt te “Sterilizimi”!

Me tensione është duke u zhvilluar Komisioni hetimor i Shëndetësisë të Sterilizimit dhe Check-up, ku ka pasur një përplasje të ashpër mes kryetares së këtij komisioni, Albana Vokshi dhe deputetit Ilir Metaj.

Përplasja është zhvilluar me tine të larta, ku Vokshi i është drejtuar Metajt me: “mbyll gojën, se do të nxjerr përjashta”.

Deputeti nuk ka kursyer ironinë duke thënë se opozita është më e mirë për t’ i djegur karriget sesa për të ulur mbi to.

Vokshi: Kush je ti që bërtet, kujt ia ngre zërin, ki kujdes se do të të nxjerr përjashta. Mos guxo të më ngresh zërin. Do të përjashtohesh nga komisioni, Kujt i thua “dërr dërr?

Të lutem zoti Ndreca tërhiqi vëmendjen mos të guxojë më të ngrejë zërin sepse do të përjashtohet. Thuaji atij ta mbyllë gojën. Aksionin politik do t’u tregojmë në mënyra të tjera. Mosbidje civile nuk e kemi bërë në këtë komision

Metaj: Faleminderit që më dhanë fjalën. Ne kemi minimalen e sjelljes qytetare për të mos ju ndërprerë edhe kur ai thotë diçka për të cilën nuk jemi dakord.

Karriget shoh që ju frymëzojnë më shumë kur i digjni se sa kur uleni mbi to. Nëse doni të fitoni kohën e humbur nga djegia e karrigeve mbani shënim gabimet se mbase përmirësoheni.

Lajme të tjera |  Flamur Noka sulmon protestuesit: Kanë inat Donald Trump, se nuk iu plas për zogjtë. Pas protestës qëndron Sorosi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us