“Me Ismajlin kam shoqëri shumë të mirë”, Sherri: Me Gjimshitin kam ndenjur gjatë, Asllani ka një kualitet të jashtëzakonshëm

Alen Sherri u largua nga Egnatia verën e vitit të kaluar për t’u bërë pjesë e Cagliarit në Serie A. Portieri 27-vjeçar u transferua në ligën ku militojnë shumica e lojtarëve të kombëtares shqiptare, mes tyre Ismajli, Asllani dhe Gjimshiti.

Në një intervistë në emisionin “Zona30” në RTSH Sport, Alen Sherri u shpreh se ka shoqëri me bashkëlojtarët e kombëtares kuqezi.

“Me Ismajlin kam një shoqëri shumë të mirë, edhe me Asllanin. Gjimshiti gjithashtu shumë i komunikueshëm dhe i shoqërueshëm, dy ndeshje që kishim kundër Atalantës kemi ndenjur gjatë duke diskutuar para edhe pas ndeshjes.

A është i mërzitur Asllani që nuk po gjen një vend fiks tek Interi? Kam pak kohë që nuk kam komunikuar me të për këtë pjesë, por ai bo bën mirë për mendimin tim. Është një lojtar që ka një kualitet të jashtëzakonshëm.”, shprehet Sherri.

Lajme të tjera |  “Bëmë një ndeshje të mirë, por Izraeli di si të bëjë presing”, Maran mesazh tifozëve shqiptarë: Janë shumë mikpritës, më vjen keq që s’ua pagova me fitore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us