‘Më mirë mos t’i kisha pa’/ Merr fund lidhja e shumëpërfolur e Luana Vjollcës, shkak tradhëtia?

Kur pritej një dasmë nga çifti Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj, e kundërta ka ndodhur! Pas shumë viteve, të dy duket se i kanë dhënë fund romancës, madje me një dedikim nga Luana. Sipas burimeve ekskluzive për revistën “ëho”, moderatorja i ka dhënë fund marrëdhënies me Krenar Çoçajn. Edhe pse lidhja e tyre nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht, ka pasur gjithmonë shenja se dyshja ishin bashkë.

Pas ndarjes, moderatorja i është kthyer muzikës duke publikuar një bashkëpunim me Lumi B të titulluar “Atë natë”. Kënga i dedikohet ndarjes dhe tradhëtisë. Madje në një varg, Luana këndon: Më mirë mos t’i kisha pa, nuk po di me rrejt më, tash nuk të beson as tjetra. Unë nga ty mësova, atë natë kur tekstet t’i lexova.

Mesa duket pas këtyre vargjeve ka disa detaje personale, për më tepër që teksti i këngës është shkruan edhe nga vetë Luana.

Lajme të tjera |  Horoskopi i javës së ardhshme: Tri ditët e para të javës priten të jenë më të mirat për këto shenja të zodiakut

Të jetë vërtetë një tradhëti, ashtu siç thuhet në këngë, apo ka diçka tjetër?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us