TIRANË-Nesër merr fund ‘ankthi’ mes socialistëve! Kryeministri Edi Rama nesër në orën 09:30 do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste për të shpallur qeverinë e re. Rama pritet të shpallë ekipin me të cilin do të drejtojë vendin në mandatin e 4. Shpallja e qeverisë së re do të vijë një ditë para mbledhjes së Kuvendit të ri. Takimi do të mbahet në kompleksin “Xibraku” .
Në lidhje me kabinetin e ri, kreu i qeverisë është shprehur se do të jetë një përzgjedhje që do të reflektojë vullnetin e 11 majit, me deputetët të vjetër e të rinj. Të angazhuar të rinj e të vjetër, askush nuk ka asgjë të sigurt dhe kush do të jenë ata duhet të presim edhe pak.
Në parlamentin e ri, PS do të ketë 83 deputetë. Me nisjen e Kuvendit, brenda 10 ditësh, Edi Rama duhet të paraqesë në Kuvend programin qeverisës dhe kabinetin e ri, që kalojnë për miratim me 71 vota. Pas votimit në Kuvend, qeveria bën betimin përpara Presidentit të Republikës.





