Teksa Botërori 2026 po hyn në fazën më interesante, vëmendja nuk është vetëm te ekipet kombëtare, por edhe te gara për golashënuesin më të mirë të turneut. Aktualisht, Lionel Messi mban vendin e parë në renditjen për “Këpucën e Artë”, me 5 gola të realizuar në ndeshjet e para.
Argjentinasi po kalon një formë të shkëlqyer, ndërkohë që pas tij janë Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, të cilët kanë shënuar nga 4 gola secili. Dy sulmuesit konsiderohen rivalët kryesorë të Messi-t në luftën për trofeun individual më të rëndësishëm të Botërorit.
Nga ana tjetër, Cristiano Ronaldo ende nuk ka mundur të shenoj golin e parë në këtë Botëror. Megjithatë, eksperienca dhe cilësitë e portugezit bëjnë që ai të mbetet një emër për t’u ndjekur në vazhdim të kompeticionit.
Messi vendosi edhe një rekord historik, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kampionateve Botërore me 18 gola, duke lënë pas Miroslav Klosen.
Nga ana tjetër, Mbappe vazhdon të shkruajë historinë e tij. Sulmuesi francez ka arritur në kuotën e 16 golave në Botërorë, duke konfirmuar statusin e tij si një nga futbollistët më vendimtarë të brezit aktual.





