Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Anëtarësimi i Shqipërisë do ta forcojë BE! Në 2 muaj është bërë më shumë se në 15 vjet

Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe Marta Kos, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, u shpreh se procesi i integrimit të Shqipërisë po ecën me hapa të përshpejtuara.

Peter Szijjarto: Mund të them që kemi arritur të kemi një rritje për ne dhe për zonën e Schengen me dy vende të tjera. Kemi pritur për procesin për gati 50 vite. Ne i detyrohemi njëherë respekti këtyre vendeve. Ky proces i ka pasur ditët e shtyra, jo konstante. 15 vite ne nuk kemi parë as marrjen masave dhe hapat për zhvillim. Për 15 vitet e fundit keni dëgjuar për përqasjen në bazë të meritave. E cila ka qenë aty pavarësisht se ka qene me shpejtësi të ulët.

Lajme të tjera |  Deputeti socialist, kundër rrymës së partisë së tij: Protesta e qytetarëve është e denjë

Në vitin 2022 filluan negociatat dhe themeli fillo këtë vit nën presidencën hungareze. Dy grup kapituj janë hapur dhe kjo shpejtësi është e paprecedentë. Pra më shumë ka ndodhur 2 muajt e fundit se në 15 vite.

Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer për të 6 kapitujt që do jenë grupkapituj. Po e hapim këtë grup kapitull sot në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara. Pasi Shqipëria është vend anëtar i NATO. Hera e parë para 3 vitesh që ne hapëm grup kapituj me Shqipërinë, për të dhënë një shtytje për Ballkanin Perëndimor është interesi ynë i përbashkët që ky vend të ecë. Kompanitë hungareze janë pjesë e tregut shqiptar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us